Skocezët të tronditur nga akomodimi në Gjermani: “Na priti një sëpatë nga filmat horror, kjo është e neveritshme”

 

 

Përpos dëshpërimit nga ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian, tifozët skocezë nuk kanë mbetur aspak të kënaqur as me akomodimin në Gjermani.

Tifozët skocezë përjetuan një tronditje kur arritën në akomodimin e ofruar nga agjencia. Një nga anëtarët e grupit e ka publikuar rrëfimin e tij në rrjetet sociale:

“Normalisht, unë rrallë shkruaj ankesa për shërbimin ndaj klientit, por ajo që përjetuam në Gjermani në Euro ishte plotësisht e shpërndarë. Kur mbërritëm rreth orës 8:30 në akomodimin e ofruar nga agjencia, na priti kaos i plotë, filloi rrëfimi i fansit skocez në rrjetet sociale. Njëri prej shtretërve është prej kartoni, i cili mezi mbahet së bashku me shirit ngjitës. Shtrati i dytë ishte në fakt një divan i grisur dhe i neveritshëm – e përshkroi ai duke fotografuar akomodimin që nuk do t’ia dëshironte askujt”, thuhet në njoftimin e tij.

Ai po ashtu ka treguar se akomodimi i tyre kushtoi rreth 2300 euro, kurse hoteli dukej sikur në filma horror.

“Kur mbërritëm në vendin e dytë, ishte po aq e neveritshme. Ishte sikur të kishim hyrë në birucën e një spitali të braktisur. Kishte shtretër mjekësorë dhe pajisje të vjetra spitalore. Përveç kësaj, gjetëm një sëpatë që i ngjante një skene nga një film horror..”, ka thënë skocezi me foto shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d