Skema e mashtrimit me 2 milionë euro- Kush janë viktimat që denoncuan mashtruesin Jeton Mehmeti në polici

 

 

Një skemë e madhe e mashtrimit është kumtuar të martën nga organet e rendit në Kosovë. Një person është arrestuar për përfitimin e rreth 2 milionë eurove duke mashtruar qytetarë të ndryshëm me premtimin se do të bënte furnizimin me cigare të firmës ‘Trokadero’. Por këto furnizime nuk i bëri kurrë ndonëse parat ua mori.

Ai është Jeton Mehmeti nga Vushtrria. Ai kishte punuar në kompaninë “Trokadero” para katër viteve si agjent i shitjes.

Prehe e mashtrimit të tij kishin ra disa viktima të cilët kanë denoncuar rastin në Prokurori.

Gazeta sjell emrat e viktimave të këtij rasti. Sami Jonuzi, Jeton Peci, Nazmi Pllana, Ilir Kelmendi, Ismet Zeqiri, Naim Hoxha, Ramush Salihu, Mensur Musa dhe Lavdim Kabashi, janë emart e viktimave të cilët kanë denoncuar të dyshuarin.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi dje për arrestimin e tij i cili dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 deri në vitin 2023 ka mashtruar qytetarët.

Gazeta raportoi se i dyshuari është Jeton Mehmeti nga fshati Gumnishtë i Vushtrrisë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës pas një hetimi disa mujor arriti të siguronte dëshmi për mashtrimin e kryer nga Mehmeti.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d