SKANDAL – Komuna e Skenderajt dërgohet në gjykatë, nuk shfuqizon vendimin e jashtëligjshëm që tenton të i jap pronën publike Rukollit për 99 vite (FOTO)

Komuna e Skenderajt nuk po ju ndahet skandaleve. Kësisoji në kërkesën për Qasje në Dokumente Publike të bërë nga “Prishtina Sot”, është kërkuar qasje në dokumentin që ka shfuqizuar aktin komunal “Vendimi Nr. 01-463/01-0060199/22, i datës: 29.11.2022, për plotësimin – ndryshimin e kontratës administrative me Nr. 643-09-079-611 dhe Nr. protokollit 351-12, të datës 02.04.2010, për ndërtimin e objektit afarist banesor B+S+P+6”.

 

Ky akt parasheh zgjatjen e dhënies në shfrytëzim të pronës publike për Rukollin, shfrytëzim ky që tentohej të i zgjatej nga 40 vite në 99 vite. Por një gjë të tillë e ka parandaluar MAPL, raporton “Prishtina Sot”.

Ministria në verdiktin e saj ka sqaruar që një akt i tillë është i jashtëligjshëm sepse ende nuk ju është mbaruar kontrata e parë e kompanisë private që e kishte për 40 vite me Komunën e Skenderajt dhe se nxjerrja e një akti tjetër pa përfunduar kontrata e parë është e kundërligjshme.

Por çuditërisht një akt i tillë joligjor nuk është shfuqizuar nga Komuna e Skenderajt!

Aty dyshohet për afera të mundshme korruptive.

Pavarësisht një vendimi të tillë nga MAPL, Komuna e Skenderajt nuk ka përfillur vendimin dhe nuk ka shfuqizuar atë.

Në kërkesën dërguar nga “Prishtina Sot” për veprimet që janë ndërmarrë nga MAPL, kjo e fundit ka sqaruar se çështja në fjalë është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, saktësisht në divizionin e Avokaturës Shtetërore, që rasti të dërgohet në gjykatë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Çfarë detyroi udhëheqësit komunal të Skenderajt të ndërmarrin veprime të tilla joligjore mbetët të shihet në Gjykatë por kjo hedhë dyshime për afera të mundshme korruptive.

Më poshtë ju sjellim përgjigjen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për “Prishtina Sot” :

 

Pranoni përgjigjen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka pranuar një kërkesë nga ana juaj, lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit Nr. 01-463/01-0060199/22, i datës: 29.11.2022, për plotësimin – ndryshimin e kontratës administrative me Nr. 643-09-079-611 dhe Nr. protokollit 351-12, të datës 02.04.2010, për ndërtimin e objektit afarist banesor B+S+P+6, me koncesion sipas vendimit të kuvendit të komunës Nr. 353-66, të datës 22.05.2009, i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Skenderajt.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në përputhje me mandatin e saj të përcaktuar me Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, shtojcën I, pika 9 të Rregullores (QRK) – Nr. 14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, pas  sshqyrtimit të kërkesës sqaron se:

  • Vendimi Nr. 01-463/01-0060199/22, i datës: 29.11.2022, për plotësimin – ndryshimin e kontratës administrative me Nr. 643-09-079-611 dhe Nr. protokollit 351-12, të datës 02.04.2010, për ndërtimin e objektit afarist banesor B+S+P+6, me koncesion sipas vendimit të kuvendit të komunës Nr. 353-66, të datës 22.05.2009, i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Skenderajt, nga MAPL, është vlerësuar se është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
     
  • Kuvendi i Komunës së Skenderajt, edhe për kundër që kërkesën e MAPL-së, për rishqyrtim dhe harmonizim të këtij akti me legjislacionin në fuqi, e pasur pikë të rendit të ditës në mbledhjen e mbajtur me datë: 30.03.2023, të njëjtin akt nuk e ka harmonizuar sipas kërkesës së MAPL-së.
     
  • Duke pasur për bazë se Kuvendi i Komunës së Skenderajt, nuk e ka harmonizuar aktin me legjislacionin në fuqi,  MAPL, konform nenit 82, paragrafin 4, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, me datë: 15.03.2023, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë – Avokatura Shtetërore, të kundërshtojë aktin në gjykatën kompetente. 
     
  • Meqenëse kërkesa për rishqyrtim të këtij akti, është bërë gjatë vitit 2023, i njëjti nuk është përshirë në listën e kërkesave për rishqyrtim të vitit 2022.

Me respekt:

 

Divizioni për Komunikim Publik

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d