“S’ka sinjal”, gjatë fjalimit të Kurtit, Bajqinovci me dyshime të rënda kundër IPKO’së

 

 

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Serbia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por, fjalimi i tij nuk është dëgjuar i plotë nga deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci ka ngritur dyshime të rënda ndaj rrjetit kabllor “IPKO”, i cili gjatë transmetimit ka pasur mungesë të sinjalit. Sipas tij, në fillim dhe në mbarim të fjalës së kryeministrit.

Deputeti është shprehur se kjo “nuk më duket rastësi kjo”.

“Si me sekonda kur foli Kurti u nderpre sinjali i IPKO-s dhe per me keq u leshua po ashtu me sekonda sapo perfundoi fjalimi i tij. Nuk me duket rastesi kjo. A ju ndodhi edhe juve?!”, shkroi ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d