S’ka marrëveshje me Kurtin, NJSI sërish protestojnë të shtunën

 

 

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërisht do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti. Heronjtë e Banjskës, të cilët u përballën në mënyrë të suksesshme me grupin e armatosur të Milan Radojiçiqit, tashmë kanë dorëzuar kërkesën për protestë.

Përmes kërkesës së dorëzuar, NjSI-ja ka zgjedhur datën nëntë dhjetor për të protestuar. Pra të shtunën e kësaj jave, NjSI-ja do të protestojë sërish në kërkim të realizimit të kërkesave të tyre.

Lajmin e ka konfirmuar Izmir Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës. Në një prononcim për median, Zeqiri tregoi se tashmë NjSI-ja ka dorëzuar kërkesën për protestë më datën 9 dhjetor.

“Ata kanë bërë kërkesë me datën nëntë, që i bje të shtunën. Jemi në diskutim me ta, unë do ta kem një takim me ta me i pyet cilat janë kërkesat taman. Kërkesën për protestë e kanë dërgu, jemi në diskutime me ta, të shohim çka më tutje, cilat janë kërkesat”, tha Zeqiri për median./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d