S’iu lejua të futej në fushë, Messi nervozohet keq- ja çka i thotë kamerës

 

 

Lionel Messi shprehu pakënaqësi për rregullin e ri të ligës amerikane ‘Major League Soccer’ (MLS) teksa foli para kamerë kur po qëndronte jashtë fushës kundër Montrealit të shtunën.

Rregulli i ri kërkon që lojtarët të qëndrojnë jashtë fushës për dy minuta nëse ekipi mjekësor ndërhyn për t’iu ndihmuar, shkruan Gazeta Insajderi.Teksa qëndronte para kamerës, kamera kapi ankesën e Messit.

“Me këtë llojrregulli, ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha ish-ylli i Barcelonës në minutën e 43-të të ndeshjes.

Rregulli i pengon lojtarët të humbasin kohë duke gënjyer për lëndime në fushë. Megjithatë, mund të përdoret gjithashtu për të mbajtur në mënyrë strategjike lojtarët më të mirë të ekipit tjetër jashtë fushës – Messi është shembulli kryesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d