“Caritas Kosova”, është duke rënduar tej mase sistemin shëndetësor në Komunën e Ferizajt. Kjo pasi që “Caritas Kosova” dyshohet se ka lënë pa paga rreth 300 punonjës të sistemit shëndetësor tashmë 3-4 muaj, për punën që këta punonjës e kanë kryer nëpër QKMF të kësaj komune dhe fshatrave të saj.
Gjetjet dhe keqpërdorimet e kësaj kontrate sipas raportit te fundit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, është raportuar zyrtarisht se Komuna e Ferizajt ka paguar shuma jashtëzakonisht të larta me miliona keqpërdorime në drejtim të “Caritas Kosovës”, për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera, të cilat lehtësisht ka mundur t’i kryente vetë Komuna e Ferizajt me stafin e saj.
Sidoqoftë, ligjërisht gjetjet apo keqmenaxhimet e dala nga ky raport i Zyrës Kombëtare te Auditorit të Jashtëm vazhdohen direkt në prokurorinë e shtetit dhe tani, kjo komunë po përballet me një kolaps të sistemit shëndetësor, pasi që pavarësisht që “Caritas Kosova” është paguar nga Komuna e Ferizajt.
“Caritas Kosova nuk ua ka paguar pagat 300 punëtorëve shëndetësorë për 4 muaj. Për këtë, ka raportuar edhe vetë kryetari i Degës së LDK-së, Visar Azemi.
Kjo situatë po rëndon edhe më shumë gjendjen në sistemin shëndetësor të Kosovës në përgjithësi, duke marrë parasysh që profesionistët shëndetësorë në Republikën e Kosovës, dita-ditës po largohen nga vendi ynë, në vende perëndimore dhe, kjo situatë, i shtyn profesionistët shëndetësorë që edhe më zellshëm të largohen nga Kosova.