Sot, në qendrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Tradicionale…, një aktivitet i përvitshëm i organizuar për të nderuar zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës.
Në këtë ngjarje të veçantë, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të sindikatave dhe miq të Kosovës u bashkuan për të kujtuar sakrificën dhe guximin e këtyre heronjve.
Lojën e parë sportive zyrtarisht e filluan nenkryetari i sindikatës z.Hoti së bashku me djalin e heroit Bunjaku.
Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Edita Azemi, në fjalën e saj theksoi rolin e pazëvendësueshëm të sindikatës në mbështetjen e zyrtarëve policorë dhe promovimin e të drejtave të tyre.
Ajo nënvizoi se Lojërat Tradicionale… nuk janë thjesht një aktivitet sportiv, por një mundësi për të kujtuar dhe nderuar guximin e zyrtarëve që nuk janë më fizikisht në mesin tonë, duke ndërtuar një lidhje të fortë mes të gjallëve dhe heronjve të rënë.