Miqësia mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës ishte krisur, por “Princi Damian” kishte tentuar të shuante çdo konflikt pas vrasjes së Santagio Malkos. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, rezulton se Duka ka folur me Martinajn për ditë me radhë. Dyshja kanë zhvilluar biseda për çdo hesap të pambyllur që kishin dhe mosmarrëveshja e vërtetë rezulton që kanë qenë paratë.
Martinaj e thotë hapur se nuk e ka problem faktin që e ka vrarë Santiago Malkon, njeriun që kishte të besuar dhe madje i lë shteg që të veprojë po njësoj edhe me Erigers Mihasin. Martinaj shprehet se secili vepron sipas hesapit të tij, ndaj dhe Leonard Duka nuk kishte pse stepej për të vrarë askënd që ia kishte bërë borxh.
Ish-bossi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 shprehet se Malko ka gabuar me babanë e Dukës, referuar faktit që ia ka marrë peng dhe i ka dërguar video duke e torturuar. Madje në një episod e quan Malkon skizofren dhe njeri që i ka sjellë vetëm probleme.
Në vijim të bisedës, Leonard Duka shumë herë kërkon që të sqarohet me Ervis Martinajn dhe kërkon paratë që ka future në punë me të. Çështja zvarritet, llogaritë dërgohen me foto, por nuk mbyllen kurrë! Kështu, armiqësia mes tyre ashpërsohet.
Pjesë nga dosja:
Me date 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj biseda fillon me Ervisin i cili i shprehet qe ai (duke ju referuar Santiago MalkJJ) gaboj me baben tend dhe se une babain tend ma e pane rruge vetem e respektoj dhe me te pa ty me gra ose me femijen e Erlisit nuk te gjuaj. Leonardi i shprehet qe ai nuk bente asnje levizje pa dijenine tende dhe se ne kemi pas shoqeri prej 15 vitesh bashke. Ervisi i shprehet qe nje nate para ishit vellezer dhe te thash beji muhabetet mire se ai eshte skizofren dhe ai gaboi me babain tend. Leonardi i shprehet qe une vetem prej babes jam merzit se ca ka pas me ate tjetrin s’kishim arrit deri ketu. Ervisi i shprehet qe t’i nuk me vret dot mua me gabelt e Vlores o Nard, t’i me vret vetem kur te jesh me te drejten tende.
Ne vazhdimesi te dy i tregojne njeri-tjetrit qe kane marre informacione ne lidhje me persona qe jane angazhuar per te kryer vrasjen e njeri-tjetrit nga te dy palet.
Ne nje moment Ervisi i shkruan, te thash leje ate mos e vrit (dyshohet qe i referohet vrasjes se Santiago MalkJJ), e shave, ishin llafe te verteta, nuk te thash gja, llogarite te thash ulena dhe i bejme kur te duash.
Leonardi e pyet qe t’i çfare do te beje per babain tend dhe Ervisi i shkruan qe une do ta kisha vrare. Ervisi i shkruan qe ai pretendonte qe t’i kishe paguar 500 mijë euro per ta vrare dhe i thash kerkoji falje per baben, sqarohuni pastaj vrituni. Une vetem sherrin ja kam pare atij se me ka fut ne sherr me gjith Shqiperine ai qelbanik. Ervisi i shkruan duke i thene qe nuk ka pas dijeni se çfare bente ai (Santiago Malko). Ne lidhje me rastin e grabitjes se pleqve ne Tepelene, e kam marre vesh mbas 6 muajsh, per gjuajtjen e Rinos, ju kam lutur dhe i kam thene na 10 mij euro dhe mos bej zhurme. Ju lute edhe ti por ti ke qene tape nga Trejsi nuk mban mend. Edhe per me shku me i gjujt Denisit dhe Emit, edhe per gruan e atij gurzit te lagja e gabelve, Ervisi i shprehet qe s’ka pas dijeni dhe nuk e ka porositur ai. Leonardi i shkruan qe une ate prej teje e kam njohur dhe nuk i takonte per respektin tend me bo ato veprime, gjithsesi ca ka ik nuk vjen me.
Leonardi i kerkon qe te flasim per ne te dy, qe te flasim si eshte per te fol dhe t’i bejme gjerat e qarta basbke. Ose me i qetesu dhe me i rregullu ose vazhdojm siç ja kena nis, por e mira eshte qe mos te shkojne gjerat me andej se ty nuk te kam prek as ne gjak, as babe, asgje dhe s’te kam asnje borxh. Ti duhet me me kthy çfare me takon se kam gjith ato lek me ty ne pune. Nese don me i kthy, nese nuk don me i kthy nuk te them me, por ajo eshte djersa ime.
Ervisi i shkruan qe une s’te ha asnje lek edhe pse je mundu me me vra me gabelet e Vlores, çfare eshte djersa jote eshte djersa jote. Leket qe ke fut ne lloto, aty i ke paisjet kur t’i duash, leket e barit i ke marre me sa di une. Leonardi i shkruan qe edhe mua nuk me vrasin dot te Lushnjes, Mamurrasit, Vlores dhe Shkodres, por une po te them me i qetesu gjerat sepse nese shkon me andej nuk mbaron me.
Ne vazhdimesi diksutojne ne lidhje me sqarimin per llogari te ndryshme qe kane pasur bashke deri diten kur jane zene me njeri-tjetrin ku Ervisi i shprehet qe une nga sot nuk kam pune as me ty as me Tucin. Ervisi i shprehet qe nje Shkodran e pastrova qe hante mut si kurvat (i referohet vrasjes se Gjin Ndoj) dhe ate Vlonjatin (Fatmir Hyseni) doe vras sepse ka dasht me me vra mua, jo Santin (Santiago Malko). Ose do t’i vras ose do te kalben ne burg ato gabelt e Vlores ndersa me ty nuk merrem me nga ky moment. I shprehet qe une e kam inatin me ty qe ke dasht te me vrasesh mua jo per Santin sepse une deri sa eshte vra ai nuk e kam çu ne mendje te te vras. Dhe mbasi eshte vra Santi kam lexuar dosjen dhe kam mesuar qe t’i ke dasht me me vra dhe atëhere kam dashur te te vras.
Leonardi i shprehet qe njesoj ke dashur edhe ti te me vrasesh mua dhe i qendron bisedes ne lidhje me ndarjen e llogarive qe kane bashke dhe shprehet qe une leket e mija nuk i fal siç nuk fal ti te tuat. Leonardi i tregon ne vazhdimesi qe ti je afruar tek lagja ime per te me vrare dhe i tregon qe i di te gjitha bazat dhe shtepite qe ke. Leonardi i shprehet qe une kam dashur te te takoj baben tend qe te flisnim deri sa u be sebep qe te cova kontaktin. Une s’kam dashur te prekja tek gjaku jot se po te filloja nuk do ndalej me kjo pune.
Ervisi i shkruan qe une kam paguar 1 miljon euro per informacion ne lidhje me lokalizimin tend dhe Leonardi i pergjigjet qe hajde rregullojme llogarite dhe te ndalemi se ndryshe ka per te shkuar keq kjo pune dhe nuk do te ndalet me.
Ervisi i shkruan qe ti ke dasht me me vra ne pabesi por s’te vej faj sepse ke menduar qe ta kam cuar une ate skizofrenin (Santiago Malko) por ai ka qene delirant dhe i kam thene qe sa te ka dasht Nardi ty s’ka dasht as Rinon, turp te kesh. Ervisi shprehet qe e ka pyetur, po me Lisin (Erlis Duka) ca pate, ate tha Nardi hajde merr leket e Rinos te ETC. Ervisi i tregon ne lidhje me diten kur u plagos Rino, ai (Santiago Malko) i eshte shprehur qe e fala Lisin (Erlis Duka).
Leonardi i shkruan qe dhe ate te kishte bo ai dhe pasha allahun nuk e di cfare lloj mostre do isha bere. Ai s’ka pas pune me vellain tim as nuk e ka takuar. S’ka bere asnje veprim vetem ky i imi (vellai Erlis Duka) ka qelluar. Biseda vazhdon ne lidhje me konfliktin qe kane pasur me shtetasin Santiago Malko dhe personin qe i therrasin me emrin Rino.
Ervisi shprehet qe nga Viti i Ri dhe ktej nuk jam marre me ty as me shtet as me privat, por po te duash ma provo forcen, se e di qe s’do te ndalonte kurre ky muhabet. Ato tre Vlonjatet do ti gropos, jo per Santin por sepse kane dasht me me vra mua dhe nese don dilju ti per zot. Kane bere tender me koken time, nuk ke bese me mua pa kapur ate “Doqen” (Fatmir Hyseni), ose ne burg ose ne toke. Ti po majte anen e atij vazhdo se te kane perdor, ashtu siç te ka perdor ai Gaxha (Elvis Gacaj) se ka dasht me te marre peng tek Valter Bami mor budall.
Leonardi i shkruan qe une s’kam gje me ty per me u provu, te rregullojme çfare kemi dhe shikojme punet tona. Ti e din vete çfarë ben, e mira eshte mos me shku gjerat ashtu, se s’jane pak ato. Ne vazhdimesi i shprehet qe nuk ka shanse me me marre njeri peng mua o Vis, nuk jam dele une.
Ervisi i shkruan qe nuk ka me qelbanik se ai Gaxha (Elvis Gacaj) do e vrisnim ate dite qe doli nga burgu por mori femijën ne krah dhe mu kujtua goca ime dhe e fala. (lidhet me episodin Nr. 7). Ne vazhdimesi Ervisi i shprehet qe deshta me i vra ato Bamët (Durim dhe Valter Bami, lidhet me episodin Nr. 1) dhe te tregoja bisedat qe kane here me Gaxhen per te te marre peng dhe me kerku 5 milion euro. Ervisi shprehet qe hasmin me te rrezikshem te kam ty sepse je me te drejten tende, ndersa me te tjeret fshij bythen. Ervisi i shkruan qe une nuk te behem pengese as me shtet dhe as me privat dhe ai Tuci (Altin Gega) te mbylle gojen mos te me bej ta vras per seder. Te *ije ate dashnoren e te haje leket (lidhet me episodin Nr. 7). Ne vazhdimesi Ervisi i shkruan qe nuk duhet te marre vesh njeri qe kemi folur bashke nese merret vesh prishet muhabeti dhe me ke kundra.
Leonardi i shkruan qe une dua te rregulloj Ilogarite me ty dhe shikojme punet tona te dy çfarë u fol ketu ngelet ketu.
Ne vazhdimesi flasin ne lidhje me nje person qe ka shtepine tek Kodra e Diellit i cili ka bere burg dhe nuk ka nxjerre emrat e Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës. Leonardi shprehet qe shtepine e ka te veten sepse beri gjithe ate burg dhe nuk na nxorri as mua dhe as ty dhe per llogarine e shpis flasim bashke, ndersa Ervisi i shkruan qe e ka te veten kur te japi leket dhe ti mos e perkrah kot se do i fus ndonje plumb per sedër. Ervisi i shkruan qe do t’i fusim noj plumb se shtepine te Kodra e Diellit ja kam falur Besit dhe Ethemit (Kristos Teta dhe Ethem Teta). Ai le te vij te marri 15 mij euro qe ka paguar dhe burgun e ka bere per leket e veta dhe jo per mua.
Leonardi i shkruan qe nese ja ke falur shtepine atyre do te rregullohemi bashke dhe gjejme zgjidhje. Ervisi i shkruan qe ta palosim kte qelbanikun (personi qe ka shtepine te Kodra e Diellit) dhe folim me vone, dili per zot ti me Tucin (Altin Gega) pra. Ose ate ose Tucin me gjith dashnore, se shtepine ja kam dhene une s’ka pas pune as Tuci as ti, i thash ik puno me likujdo. Por tani zdua ma e shit me ate shtepi se ja kam fal Besit dhe Ethemit (Kristos Teta dhe Ethem Teta djemte e tezes se Ervis Martinaj).
Biseda vazhdon ne lidhje me llogarite financiare qe kane me njeri tjetrin ku flasin ne lidhje me lokal Bilioner ne Bllok, Hotel Zeus ne Rinas, automjete dhe para te investuara ne Llotot.
Leonardi i shkruan qe i lejme çfare ka ikur dhe te shikojme per veten tone, une du me u rregullu me ty s’kam pune me u vra me ty, po djersen time e dua do t’i bej llogarite edhe do t’i coj.
Ervisi ne vazhdimesi i shkruan qe t’i vazhdo mbyll ceshtjen dhe merru me nenen e Santit (Santiago Malko) sepse ajo me akuzon mua se e kanë vrare per inatin tim. Nenes se Santit une i kam thene qe çuni t’u ka vra se i ka vu gjobe shokut tim me te mire dhe i ka ofendu baben.
Leonardi i shkruan qe atyre do t’ju coj fjale (i referohet familjareve te Santiago Matko) por thash te flisja me ty nje here. Dhe qetesoji këta te tute, mos te degjoj qe me jane vene mbrapa, per zotin e madh po te dal borxhit dhe me jua thene dy llafe çunave te tu (dyshohet se i referohet Erigers Mihasit dhe personit qe i therrasin Olci). I kam pas në kontroll tani shpejt dhe i kam fal vetë per koke te Lisit, qetesoji se prandaj po te shkruaj. Ervisi i shkruan qe une nuk di gje per ke e ka dhe secili ka hesapin e vet, une mbaj ne shpatulla vetem problemet e mija. Leonardi i shkruan ok, por ke dhe gjakun tend verdalle e po te flas si burrat se nuk jam nga ata qe flej une, po te them me i qetesu e me i rregullu gjerat. Ervisi i shkruan qe kush e meriton futja. Leonardi i shkruan, ok po t’i pashe afer te kam dal borxhit mos me thuj qe s’te thash dhe te takon ty me ju fol.
Ne vazhdimesi Ervisi i kerkon qe te merret me nenen e Santit dhe t’ i coj babain qe te flasë me te dhe Leonardi i pergjgijet qe do merret por nuk i jep lek. Biseda vazhdon ne lidhje me persona qe te dyja palet dyshojne qe kane angazhuar per te vrare njeri tjetrin, ku Leonardi permend Julin e Pashakos dhe Shkodranet ndersa Ervisi permend Doqen, persona te tjere nga Vlora dhe nje person me emrin Klod Kulla.
Komunikojne ne lidhje me nje ngjarje ku i demtuar eshte shtetasi qe i therrasin “Rino” te cilin e ka plagosur shtetasi Santiago Malko dhe se personi qe ju ka sjellur armet per kete plagosje ka gene nje person qe i therrasin “Lano”. Ne vazhdimesi te bisedes Leonardi i shprehet qe une me u rregullu me ty te jap bese e fjale qe ska kush pune me ty dhe ate dua edhe nga ty dhe per njerezit e atij (Santiago Malko) do t’ju coj fjale.
Ervisi shprehet ne lidhje me vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj te cilen e ka bere sepse kishte filluar t’ju thoshte njerezve qe do behem me Nardin se ai jep 10 miljon euro per Visin dhe kur e kapem na tregoj qe kishte genjyer dhe e vram kot budallain. Leonardi shprehet qe une nese rregullohem me ty do ti s’postoj te gjithe dhe do te bejme be qe te dy, ti edhe une. Ervisi i shprehet qe une nuk kam pas pune me njeri tjeter vetem me ty e kam pas inatin se ka dashur te me vrasesh ne pabesi. Edhe ate Doqen e kam inat se ai te ka fryre ty per t’me vrare. Leonardi shkruan qe une e di qe i kam shoke dhe shoket nuk i shaj, s’me ka lidh leku me to, kam punu sikur kam punu me ty.
Ne vazhdimesi Leonardi shprehet qe une jam duke bere llogarite dhe do te t’i nis dhe Ervisi i shkruan qe beji llogarite ne nje fletore dhe mi ço. Paralelisht Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe i dergon bisedat qe po kryen me shtetasin Ervis Martinaj. Fatmiri i shprehet qe ai po hidhet nga dega ne dege dhe se t’i duhet t’i thuash hajde bejme llogarite me jep leket dhe bashke s’kemi pune. Me date 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me Altin Gega te cilit i jep porosi qe kur te ulesh me njerez duhet me u tregu strateg, thuaju te gjithve pa perjashtim, eshte terbu fare Nardi jep 2 milion euro per informacion per Visin, vetem lokalin me dhene ku eshte ul, ose 10 miljon kush e kryn (vret). Te fillojme lojen te afrohen njerezit e vet ktej nga ne, meqe jep shpia ai (I referohet informacionit qe ka marre ne lidhje me shtepite qe Ervis Martinaj i ka ofruar femrave per ta nxjerre ne prite). Dhe t’i shif hap syt beji 4 ok dhe do marresh blindin e Lash it (Erlisi Duka) do ecesh me ate jo me makine normale.
Vazhdon biseda ne lidhje me nxjerrjen e fjaleve qe Nardi paguan 2 miljon per informacion dhe 10 miljon euro per ta vrare me qellim qe t’i largohen njerezit.
Ne vazhdimesi Leonardi i kerkon Altinit qe t’i dergoj llogarite qe ka me Ervis Martinaj dhe ai i dergon te dhenat si me poshte:
700 ermali, 213 paulini total, 300 elis Mustafa, 80 ar lika, 50 santjago se e njifte si borxh ky atehere, 50 a 60 ai mir krutoni. Altini i shkruan qe pak a shume keshtu i mbaj mend se jane bere dy vjet dhe bllokun e llogarive e ka mbajt ai vete.
Ne oren 21.23 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinin dhe i dergon dy foto me disa shkrime llogarishe ne flete fletore me kuadrate. Nder te tjera llogari gjenden te pershkruara si me poshte:
Dhene per lloto: IO miljon, 30.000$, 7000€, I 0.000€, 70.000€, 270.000€, 110.000€, 230.000€, 300.000€, 500.000€, 300.000€.
Shpetimi melvi orat.
Hoteli: 450.000€ + 50.000% 2. Dhe + Llotos 5 Miljard e ca, se di fiks sa ka qen. Hie dhe Fufin meqe je fisku me ate muhabet.
Me date 20.08.2020 Leonad Duka komunikon me Altin Gega dhe ky i fundit i tregon qe ka hap namin per ate fisderrin (i referohet Ervis Martinaj) siç me the ti, tek Fredi dhe ai me nje tjeter thone e bejme (vrasim) ate. Do te vijne ne plazh qe tme takojne por nuk di ca te flas. Leonardi e porosit qe fol ca te duash se nuk e bejne dot, fol si me qene vete o vlla se ne njesoj jemi. Altini i shkruan, po nese e bejne se per aq lek te presin ne bese dhe njerzit e vet. Leonardi i shprehet qe pervec nesh nuk e ben dot njeri se ai nuk del fare dhe me kete stil qe po bejme ne na afrohen njerezit dhe marrim informacion.
Me date 29.08.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj dhe i shkruan qe te nisa llogarite qe me the, kur dote mi japesh leket e mia dhe Ervisi i pergjigjet qe nese biem dakort nuk ti ha leket e tua por flasim nga darka se jam diku.
Me date 31.08.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj dhe ky i fundit i shkruan qe po te sqaroj Ilogarite e mia, tek hoteli jam dakort e kena blere pergjysem, ndac e shesim dhe merr gjysmen e lekeve ndac bleje ti dhe me jep gjysmen, 2 miljon eshte vlera e hotelit dhe Leonardi i shprehet qe e shesim se nuk dua hotel.
Me date 01.09.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj te cilit i shkruan, 0 Vis me kto skema mos me mbaj varuar nuk e di si e mendon, gjithsesi une ca pata t’i nisa dhe po e shikoj qe ti e ke marre lehtshem ket pune. Gjithsesi une te dola borxhit, leket e mia te kerkova, ti mbaji ato leke, une kontaktin po ta heq se s’kam per cfare me te mbajt dhe vazhdojme si e kena nis meqe ti mendon se do i mbash ato leke. Do te pres nje jave fiks per te sjelle dhe mbaji leket per momentin.
Me date 03.09.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj, ky i fundit nder te tjera i shkruan qe ne lidhje me ate qe ke nis kur te dush vazhdoje se une s’jam marre me ty dhe me vllain tend. Te hoteli je ok me mua, tek Bari more leket more njezet. Leonardi i shkruan qe une te kerkoj leket e mia me fol si burrat jo kshu nje here ne jave dhe Ervisi ia kthen duke thene qe kam gene ne plazh dhe nuk punon kane marre nga nje person me emrin Ermal dhe Elis. Ne nje moment Ervisi shprehet qe edhe ate skizofrenin (i referohet Santiago Malko) qe vrave t’i, me ke bere nder se do te me kishte ngelur mua ne dore dhe nese do merrem edhe me ty. Mose kruaj bythen fort, ha ato lek, mbyll gjyqin e kris bythen une te kam 500 mij euro plus leket qe ke fut te hoteli. Tek lloto i kam blere 20 mije televizora dhe i kam ne magazine, kur te duhen merr kamionin dhe shko edhe merri 10 mije. Leonardi i shkruan qe une kam future 1.800.000 euro tek lloto me ty dhe fitimet i ke marre ti pluset. Leonardi e pyet a do me japesh leket dhe kur ndersa Ervisi i shkruan hajde blej hotelin ose gjej bleres dhe merr gjysmen, e kam pastruar dhe ka shku 2 miljon euro, 1 miljon jane te tuat. Ervisi i shkruan qe ti me ke dhene 500 borxh dhe 400 ke paguar tek hoteli. Kur te duash hape luften po hape si burrat por jo si skuth, si mi. Leonardi i shkruan, po ku ke burrni ti ore, ti skuth je edhe me veten jo me me te tjeret, po pasha zotin ktu kemi per te qene, leket e mia jo ti, po pervec zotit nuk i han dot. Ervisi i shkruan qe une nuk kam vra shok dhe as nuk e kam mendu, 500 qe me ke dhene dhe leket qe ke fut tek hoteli ti bej shpejt, tv kur te duash shko ngarkoje maunen. Leonardi i shkruan, me vdekt Lisi tkam fol e tkam dal borxhit, bej llogarite dhe dua leket brenda javes, mos me thuj qe ste kam dal borxhit. Ervisi i shkruan, ore qe sonte jepi gaz dhe po i jap edhe une dhe leket do ti coj edhe po i dhe gaz. Por dije qe do merrem me ty qe sot do harroj Vlonjatet se vetem me ato jam marre se me ty nuk jam marre ngaqe ke marre hakun tend. Leonardi i shkruan, mire mire se do merrem mire, se e kam mbajt veten me u qetesu se thash po rregullohemi po meqe do ti kshu. Ti ato lek nuk i gzon pa vdek une se jane djersa ime ato dhe jane te miat. Llogarite jane ato qe te them une, i ka Ilia e din shume mire ti.