Gazeta raportoi në mëngjes për arrestimin e një femre në Fushë- Kosovë për mashtrimin që ua bënte kosovarëve rreth termineve për viza pune gjermane.
Policia Rajonale e Prishtinës ka dhënë detaje për këtë arrestim ku thotë se hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, mbrëmë (menjëherë pas raportimit të rastit), kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën mashtrim.
E dyshuara: A.B,. 35-vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke u premtuar termine për viza pune.
Lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar:
-disa pasaporta
-2 telefona
– shtëpizë kompjuteri
-një shumë të parave etj.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
Andaj, policia kërkon nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar./IndeksOnline/