Debati mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, Tedi Blushit dhe Halit Valterit degradoi në përplasje fizike të hënën.
Edhe pse seanca u ndërpre, janë publikuar disa foto të sherrit mes tyre.
Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, ndërsa ka edhe një kallëzim në polici ndaj Tedi Blushit, raporton TCH, transmeton Prishtina Sot.