“Shumë çakoj tu kanë vërsulë, por ti mbetesh gjithmonë luan”, vëllai i Rexhep Selimit del me reagim

 

 

Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani ka publikuar një foto me ish-komandantin e UÇK-së që po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Bashkë me foton, ai ka publikuar edhe një reagim.

“Mbahu vëlla se shumë “çakoj” shqipëfolës t’u kan vërsulë, por ti mbetësh  “Luan” si gjithmonë”, ka shkruar ai.

Së fundmi u raportua se njëri prej ekipit të avokatëve është larguar nga mbrojtja. Bashkëshortja e tij sqaroi se avokati u largua për arsye shëndetësore.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi përmes një njoftimi në Facebook e ka konfirmuar largimin e avokati David Young, po thotë se arsyet nuk janë financiare, por shëndetësore.

“E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores.” – ka shkruar Shqipe Selimi në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d