‘Shtytje në vetëvrasje’ – Rast i rëndë në Gjakovë: Një grua hidhet nga kati i dytë i shtëpisë – Policia jep detaje

 

 

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku një femër ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë, shkruan Gazeta Prishtina Sot.

PK’ja ka njoftuar edhe se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ky rast në raportin e policisë është cilësuar si “Shtytje në vetëvrasje ose ndihmë në vetëvrasje”.

“SHTYTJE NË VETËVRASJE OSE NDIHMË NË VETËVRASJE

Gjakovë / 01.09.2024 – 18:30. Një femër K/Shqiptare është dërguar në emergjencë nga familjarët për shkak se e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d