Shtyhet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit, u kërkua nga mbrojtja e të akuzuarve

 

Me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve, Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu është shtyrë seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit, e cila ishte planifikuar të fillonte sot  më 16 maj 2024.

Andaj, trupi gjykues ka planifikuar që më datë 24 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00, të mbajë seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve të lartcekur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo është bërë e ditur, përmes një komunikate për medie të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d