Shtetet e Quint-it, kanë mirëpritur dhe përgëzuar Qeverinë e Kosovës për veprimin për të zbatuar vendimin e Gjykata Kushtetuese të vitit 20 16 që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit të disa hektarëve tokë.
Sipas komunikatës së tyre, ky vendim paraqet hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike
“Siç kemi deklaruar në maj të vitit të kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykata Kushtetuese , zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në kumtesën e shteteve të Quint-it.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur më 13 mars se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit.
Ky kontest pronësor, që thuhet se qëndron mes Kosovës dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite.