Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë

 

 

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24-orëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit të fundit.Në të gjitha rastet që shihni më poshtë, gratë kanë njoftuar policinë për dhunë nga burrat.

Raporti i policisë:

Lipjan / 11.08.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuar kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë / 11.08.2024 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar  dhe i kishte bërë presion. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan / 11.08.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 11.08.2024 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 11.08.2024 – 19:05.  Viktima shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë  psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar tretman  mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Gjakovë / 11.08.2024 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 11.08.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d