SHSKUK në hall me qentë endacakë, i drejtohet me apel Komunës së Prishtinës

 

 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, tha se janë të shqetësuar nga prania qenve endacakë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

“Prania e qenve endacak në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacakë në oborrin e QKUK.

Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre.

“Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d