Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona, raportoni Gazeta Sinjali.
Siç raportoi mbrëmë Gazeta, rasti ka ndodh rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli.Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët sipas informatave të para kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas burimeve të Gazetës, të lënduarit kanë qenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Gazeta zbulon se të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18 vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeçar.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale e Pejës, e cila ka njoftuar se në vend të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё dhe nёntёdhjetё fishek cal: 72×39.
Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”.
Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.