Shpërthimet në Liban e sollën përsëri në fokus pajisjen e harruar: Çfarë është një pejxher?

 

 

Në ditët e sotme, kur telefonat inteligjentë janë bërë një gjë e përditshme, është e vështirë të imagjinohet se disa dekada më parë ekzistonte një pajisje që ishte vendimtare për komunikimin e urgjencës – një pejxherë

Sot, pejxherët janë kthyer papritur në qendër të vëmendjes, por fatkeqësisht për shkak të ngjarjeve tragjike.

Sipas raporteve të fundit, të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 2,750 janë plagosur pas shpërthimeve të pager-it në të gjithë Libanin. Ky fenomen i papritur shkaktoi interes të madh publik për këtë pajisje pothuajse të harruar.

Pejxherët u shfaqën për herë të parë në mesin e shekullit të XX-të, më saktësisht në vitin 1949, kur kompania amerikane Motorola prezantoi pagerin e parë komercial të quajtur “Pager”.

Kjo pajisje shërbeu si një sistem i thjeshtë për të njoftuar përdoruesit se dikush po përpiqet të kontaktojë me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d