Shpërthen treni me karburant pasi del nga shinat pranë autostradës në jug të SHBA (fotot)

 

 

Katastrofa hekurudhore e radhës ka goditur përsëri në SHBA teksa një tren mallrash që ka dalë papritur nga binarët ka marrë flakë, duke detyruar mbylljen e një pjesë të autostradës së rëndësishme Arizona-New Mexico pranë kufirit jugor të vendit.

Shoferë kalimtarë postonin në rrjetet sociale video e foto të vagonëve të përmbysur që lëshonin flakë e tym të zi.

Nuk janë raportuar plagosje nga aksidenti i pashpjeguar në Lupton, Arizona, teksa një zëdhënësja e hekurudhave BNSF tha se ishte dërguar personel në vendngjarje për spastrimin e rrënojave. Ata shtonin se “po hetohet për shkaqet e aksidentit”.

Treni po transportonte lëndët e djegshme propan e vajguri pa erë, ndërsa gjashtë vagonë të tij u dogjën nga rrëzimi, tha kreu i policisë së New Mexico, Phil Vargas.

“Duket se po i lënë ato vagonë të digjen derisa të mbarojë lënda djegëse”, shtoi Vargas.

Shpërthimi bëri që linjat Amtrak të anulonin disa udhëtime pasagjerësh, duke përfshirë ato mes Los Angeles, Albuquerque, Neë Mexico, shkruan rrjeti Independent. Korporata  e Arizona që kujdeset për sigurinë hekurudhore tha në një postim se 10 vagonë ishin përfshirë në daljen nga binarët dhe se dy prej tyre transportonin naftë të lëngshme.

Zyrtarët amerikanë kishin gjithashtu kontradikta nëse aksidenti kishte ndodhur brenda territorit të shtetit të Arizona apo New Mexico.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d