Ministria e Drejtësisë (MD) ka shpallur konkurs publik për 100 pozita të lira për noter në të gjithë territorin e vendit.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim fillon nga sot (3 mars) deri më datën 17 mars.
Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se dokumentacioni për aplikim mund të dorëzohet çdo ditë pune, në Ministrinë e Drejtësisë.
“Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e MD-së.