Shokuese: Ia dogji lokalin familjes së gruas dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë

 

 

Është arrestuar i dyshuari i cili dogji lokalin e familjes së gruas së tij në Zveçan dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë së tyre. Policia parandaloi djegien e shtëpisë, ku gjeti një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva.”

Nuk është raportuar për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërkaq, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm

Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm“, thotë policia.

Policia arriti ta kap të dyshuarin i cili po tentonte të ikte, ku i njëjti kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë së pronarit të njëjtë.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë“, njofton policia.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit: 1 shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe 2 shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:1 Radiolidhje,1 Uniformë ushtarake, 2 Pllaka të antiplumbit, 1 palë trenerka me njolla gjaku, si dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet“, thuhet në komunikatën për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d