Skuadra shqiptare, KF Teuta ka bërë një transferim interesant gjatë afatit të verës.
Dynel Simeu është emri i lojtarit që ka firmosur me klubin shqiptar, shkruan Indeksonline
Simeu ka qenë pjesë e Akadmisë së Chelseat, duke luajtur kështu edhe me Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
Përveç te Blutë e Londrës, Broja dhe Simeu kaluan momente së bashku edhe te skuadra e Southamptonit dhe ishin shokë të ngushtë.
Duket se Broja e bindi lojtarin anglez që t’i bashkohet klubit shqiptar, të cilët e kanë njoftuar këtë transferim në rrjetet sociale./Indeksonline/