Stuhitë e forta në Graz dhe Hartberg të Austrisë të shtunën në mbrëmje shkaktuan përmbytje të rënda, duke bërë kështu që një person ta humb jetën.
Ishte shoferi ekskavatorit, i cili po punonte në një përrua kur makina u përmbys dhe 36-vjeçari humbi jetën, shkruan Bild, përcjell Paparaci.
Rrugët, shtigjet dhe hekurudhat vështirë identifikohen nga uji. Ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Të dielën moti në Austri u qetësua, por sipas meteorologëve, gjatë ditës nuk mund të përjashtohen shtrëngata të tjera.