Shkoi në test të arritshmërisë dhe s’u kthy më, raportohet e zhdukur e mitura nga Hani i Elezit

 

 

Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj, raporton Gazeta Sinjali.

16 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.Për këtë arsye nëna e saj ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta gjetur vajzën.

E mitura me vete e ka edhe kartelën bankare të nënës së saj më të cilën ka kryer pagesa.

Në bazë të pagesave online që i ka bërë, ajo dyshohet se ndodhet në rajonin e Ferizajt, por që Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d