Shkoi në qytetin e shenjtë të Mekës për haxh, ndërron jetë në Qabe haxhiu nga Podujeva

Kishte shkuar në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit për vitin 2024, por Muharrem Gashi nga Podujeva ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit atje.

Siç kanë njoftuar familja, i ndjeri ka vdekur në Qabe, ku kishte shkuar të kryejë obligimin fetar.

“Te dashur miq shok familjar ju njoftojm se ka ndrruar jet babà jon Muharrem H Gashi vdekja ka ndodhur ne qabe atje ku shkoj ta kryej obligimin feter “, thuhet në postimin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d