Tre persona u vranë përfshirë dhe një oficer policie dhe tre të tjerë mbetën të plagosur gjatë mbrëmjen e djeshme në Minneapolis.
Incidenti ndodhi në lagjen Whittier të qytetit, ku në mesin e tre të plagosurve të mbijetuar, një është një oficer policie në Minneapolis dhe një zjarrfikës, të cilët të dy pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën. Policia fillimisht u thirr në lagje pas një raportimi për disa të shtëna në një pallat. Kur oficerët arritën, dikush qëlloi drejt tyre menjëherë dhe oficerët iu përgjigjën zjarrit.
Si rezultat i këtij shkëmbimi zjarri, një oficer dhe i dyshuari u vranë, kurse oficeri tjetër u plagos. Autoritetet gjetën dy civilë të tjerë që ishin qëlluar, njëri prej të cilëve vdiq në vendngjarje.
Sipas autoriteteve, oficeri i policisë Jamal Mitchell, 28 vjeç, u “zu në pritë” nga i dyshuari.