Shkëmbim zjarri mes dy veturave në Prishtinë – Policia gjen disa gëzhoja, të dyshuarit arratisen

 

 

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë në orët e para të së enjtes, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy veturave. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa të dyshuarit akoma nuk janë zbuluar, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç merr vesh gazeta, rasti ka ndodhur te dyert e tregut të gjelbër, ku për motive akoma të panjohura janë shkrepur armët nga dy veturat e përfshira në rasti. Pasi incidenti është raportuar dhe njësitë policorë kanë intervenuar, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe fishekë, që janë sekuestruar në cilësi të provave.

Zyrtarët policorë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe janë marrë informacionet e para për rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se deri më tani është identifikuar njëra nga veturat e përfshira në incident.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d