Shkëmbim zjarri mes dy grupeve: Policia del me raport zyrtar, pesë të plagosurit po ruhen në QKUK

 

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d