Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Shi ka rënë edhe në qytetet në afërsi, por nuk është raportuar për situatë të njëjtë. Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të sigurta.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.
Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.