Sherri për vendin e parkimit në Belgjikë: Ky është shqiptari që u qëlluan për vdekje nga fqinji i tij

 

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Machelen të Belgjikës të dielën e 25 gushtit, ku një emigrant shqiptar është vrarë pas një sherri me një fqinjin e tij.

Konflikti ka nisur për një vend parkimi në rrugën “Blijde Inkomststraat” mes fqinjëve, ku një 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt 43-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Shpëtim A, i cili mbeti i vdekur, ndërsa është plagosur dhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

61-vjeçari gjithashtu kërcënoi dhe bashkëshorten e viktimës dhe qëlloi me armë zjarri edhe drejt djalit të tyre 15-vjeçar, i cili nuk ka marrë asnjë plagë.

Autori u mundua të arratisej, por u ndalua nga policia belge, teksa do të paraqitet në gjykatë këtë të martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d