Sherr brenda shkollës: Dyshohet se e kishte rrahur nxënësin, babai dhe xhaxhai i tij sulmojnë drejtorin

 

 

Në fshatin Gadime e Epërme e Lipjanit para dy ditëve dy persona e kanë sulmuar drejtorin e shkollës “Zenel Hajdini” në këtë fshat.

Siç mëson Paparacisulmi ndaj drejtorit të kësaj shkolle, Skender Ademi ka ndodhur pasi që Ademi dyshohet kishte sulmuar një nxënës, e në shenjë revolte babai dhe axha i nxënësit e kanë sulmuar Ademin. Ndërkaq në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Paparaci ka siguruar edhe video nga vendi i ngjarjes:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d