Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është mirë dhe se po kontrollohet në një qendër mjekësore, raporton The Guardian.
Ish-presidenti ngriti grushtin teksa po hynte në automjet i ndihmuar nga agjentët e shërbimit sekret, të cilët e kanë larguar nga skena pas të shtënave. Ai po mbante fjalim në një tubim zgjedhor në Pensilvani në momentin kur është dëgjuar zhurma që duket se është e armës.
Shërbimi Sekret ka njoftuar se Trumpi është i sigurt dhe se janë vendosur të gjitha masat për mbrojtjen e tij.
Shërbimi Sekret ka njoftuar se ka nisur hetimet.