Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna.
ShKKMK ka deklaruar se është një person, turist lituanez, ka dalë për bjeshkatari qysh me datë 5 dhe nuk është kthyer në bujtinë.
Familjarët dhe banorët lokalë pas shqetësimit për situatën e krijuar kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar atë.