Japonia ka shënuar sot viktimën e parë nga lija e majmunit, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë. Viktima ishte një burrë rreth të 30-ave me një infeksion të mëparshëm HIV, tha ministria në një deklaratë.
Lija e majmunit është një infeksion viral që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me gripin dhe plagë në të gjithë trupin./Prishtina Sot/