Dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile evropiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë.
Avionët të aftë të ulen në sipërfaqen e detit për t’u furnizuar, po hedhin sasi të mëdha uji, në zonat ku flakët tashmë ndodhen pranë banesave. Situata në Shëngjin shfaqet shumë e rrezikshme, ku një shtëpi dhe një lokal janë djegur, teksa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era.
Dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë prej ditësh për të vënë flakët në kontroll, teksa po vijon evakuimi në masë i banorëve dhe turistëve të huaj.