Shefi i NATO-s konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi

 

 

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake e ka konfirmuar se trupa të Koresë së Veriut janë në Kursk të Rusisë, rajon në kufi me Ukrainën.

Duke folur nga Brukseli, më 28 tetor, Rutte e ka konsideruar këtë hap si “përshkallëzim të madh” në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas tij, ky veprim sinjalizon “dëshpërimin” e presidentit rus, Vladimir Putin, pas humbjes së më shumë se 600.000 ushtarëve në luftë, raporton REL.

“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak në mes të Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe atë të Indo-Paqësorit”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d