Shefi i inteligjencës ushtarake izraelite jep dorëheqjen, vetëshpallet fajtor për mosparandalimin e sulmeve të Hamasit

 

 

Aharon Haliva, i cili ishte gjenerali në komandën e drejtorisë së inteligjencës ushtarake të IDF më 7 tetor, ka dhënë dorëheqjen për dështimin e ushtrisë izraelite për të parandaluar sulmin brenda Izraelit jugor nga Hamasi atë ditë, sipas raporteve të mediave izraelite.

Haliva kishte treguar tashmë se do të largohej pas përfundimit të luftës dhe duket se do të qëndrojë në këtë rol derisa të emërohet një zëvendësues, por gazeta hebraike e lajmeve Ynet ka publikuar një imazh të letrës së tij të dorëheqjes.

Haliva e kishte përshkruar tashmë 7 tetorin si “një dështim të inteligjencës”, duke thënë se “IDF nën komandën time nuk arriti të paralajmëronte për sulmin terrorist të kryer nga Hamasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d