Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se opozita do ta krijojë qeverinë e ardhshme.
Në një deklarim pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, Tahiri tha se Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e qeverisë që do të dal pas zgjedhjeve të ardhshme.
“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se Grupi Parlamentar i PDK-së me mbështetjen e 40 deputetëve kanë ftuar një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çmimin e energjisë elektrike.