SHBA sanksionon djalin e Dodik: Ngritën rrjet përfitimi dhe influencimi në favor të Miloradit

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy individëve dhe një rrjeti kompanish, të cilët kanë kontribuar për pasurimin në mënyrë të paligjshme të liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik dhe familjes së tij.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se Milorad Dodik shfrytëzoi postin e presidencës së Bosnjës për t’iu dhënë benefite dhe para vetëm një rrjeti prej shtatë kompanish private, të cilat mbikëqyren nga djali i Milorad Dodik, dhe të cilat formalisht kontrollohen nga individë besnik të Milorad Dodik.

Presidenti pro rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, tashmë është nën sanksionet e amerikane dhe britanike.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan dy fëmijët e tij të rritur, djalin Igor Dodik dhe vajzën Gorica Dodik, si dhe kompanitë e tyre, duke thënë se lehtësuan korrupsionin e vazhdueshëm të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës.

Autoritetet amerikane deklarojnë se dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për të gërryer institucionet që kanë garantuar paqe dhe stabilitet, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d