Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë hedhur ndihma humanitare në pjesën veriore të izoluar të Gazës, ku Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se uria është afër.
Komanda Qendrore amerikane tha se i hodhi paketat së bashku me Forcën Ajrore Mbretërore Jordaneze.
“Operacioni i kombinuar i përbashkët përfshinte ushqimin e ofruar nga Jordania dhe tre avionë C-130 të Forcave Ajrore të SHBA. Aeroplanët amerikanë C-130 hodhën mbi 38 mijë ekuivalente vaktesh, duke ofruar ndihmë humanitare shpëtimtare në Gazën veriore”, tha komanda në një deklaratë.
Deri më sot, SHBA ka hedhur 739 tonë ndihma humanitare në rajon. Forcat e armatosura britanike kanë hedhur 40 ton ndihma në Gaza në javët e fundit për të trajtuar pengesën në furnizimet që arrijnë tek palestinezët.