SHBA “hyn vetë” në lojë: Angazhim për armëpushim me bisedime në Gaza!

 

 

Shtetet e Bashkuara po insistojnë në vendosjen e armëpushimit në Gaza, e për këtë, kërkuan që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të votohet një projektrezolutë e cila i kërkon Hamasit të pranojë marrëveshjen e propozuar të pushimzjarrit.

Në përpjekje për të ndërprerë luftimet, shefi i diplomacisë amerikane Antony Blinken zbarkon sot në Egjipt për bisedime egjiptian Abdel Fattah El-Sissi në Kajro, ndërsa më vonë pritet të shkojë në Izrael për t’u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant. Blinken do të qëndrojë gjithashtu në Katar dhe në Jordani, ku do të marrë pjesë në një konferencë të përqendruar në ndihmën humanitare për Gazën.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Izraeli do ta pranojë propozimin për armëpushim, i cili përfshin një ndërprerje luftimesh, lirimin e disa pengjeve nga Gaza, lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael, shtimin e ndihmës humanitare për palestinezët, tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e populluara të Gazës dhe kthimin e civilëve palestinezë në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre.

Tani mbetet drita jeshile e Hamasit për nismën që mund të mbyllë konfliktin disa mujor. Grupi militant as nuk e ka pranuar, e as nuk e ka refuzuar hapur planin e paraqitur nga presidenti Joe Biden më shumë se një javë më parë. Projektrezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, synon të shtojë trysninë mbi Hamasin, duke i kërkuar gjithashtu atij dhe Izraelit që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit “pa vonesë dhe pa kushte”, siç nënvizohet në tekst.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d