Xherdan Shaqiri e ka filluar sezonin e ri me gol në ligën amerikane të futbollit, MLS.
Sulmuesi nga Zhegra pavarësisht se shënoi gol, ekipi i tij Chicago Fire humbi me rezultat 1-2 kundër Cincinnati-t, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Shaqiri kishte notën më të lartë nga skuadra e tij.
Goli i tij erdhi nga pika e bardhë, në minutën e 45-të.