Shantazhoi 3 të mitura me foto intime, kush është 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi të dielën një 27-vjeçar i cili kishte shantazhuar me foto intime në rrjetet sociale një 15-vjeçare dhe 2 të mitura të tjera.

Në pranga u vu shtetasi Benard Çullhaj 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas sipas policisë i kishte hapur profile false, një 15-vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d