Serwer thotë se Vuçiqi do të përpiqet të shkaktoj trazira të reja në Kosovë

 

 

Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i zhvillimeve politike në Ballkanit Perëndimor, ka thënë se një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk i konvenon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese, posaçërisht në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Duke folur rreth temës “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës” në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë Veriut, ai ka shtuar se Vuçiçi ka arritur që “pa gjuajtur asnjë plumb” të marrë pushtetin ekzekutiv në Mal të Zi dhe entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë, duke realizuar kështu de facto fazën e parë të projektit të ashtuquajtur “botë serbe”.

“Ai nuk do të mund ta bëjë këtë në Kosovë, por është përpjekur nëpërmjet dhunës: kidnapimi i tre policëve të Kosovës, sulmi kundër paqeruajtësve të NATO-s dhe aksioni terrorist i 24 shtatorit. Të gjitha këto përpjekje dështuan, por ai do të vazhdojë të përpiqet”, ka kujtuar mes tjeresh Serweri.

Ai ka theksuar tutje se Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) akoma kërkojnë të qetësojnë Serbinë dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndëshkuar dhunën e nxitur në Kosovë, posaçërisht në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i organizuar terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.

“Një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk është e dëshirueshme për Vuçiçin. Ai ka të ngjarë të jetë aktiv edhe në Maqedoni të Veriut. Rritja e tensioneve midis maqedonasve dhe shqiptarëve do të jetë një mënyrë e funksionimit”, ka paralajmëruar Serweri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d