Sërish paralajmërohet rritje e çmimit të naftës

 

 

Ekspertët kanë paralajmëruar ngritje të çmimit të naftës dhe produkteve të tjera pas sulmeve të anijeve komerciale në Detin e Kuq. Disa kompani kanë njoftuar se do të ndalojnë lundrimet në Detin e Kuq pasi anijet u sulmuan nga rebelët Houthi në Jemen.

Kompania e dytë për dërgesat detare, Maersk, ka njoftuar se shumicën e anijeve do t’i drejtojë përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikë, duke shmangur Detin e Kuq. Ky pengim i mallrave ka detyruar SHBA-në që të nisë një operacion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet në vijën bregdetare të Detit të Kuq.

SHBA-ja ka kontaktuar më shumë se 40 shtete dhe u ka bërë thirrje që të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë në dete.Task forcës detare pritet t’i bashkohet edhe luftanija britnaike HMS Diamond. Deti i Kuq është një prej rrugëve më të rëndësishme të naftës dhe gazit.

Kjo rrugë i afrohet bregut jugor të Jemenit dhe Kanalit të Suezit në veri.

Rebelët houthi kanë deklaruar përkrahjen për Hamasin dhe kanë kërcënuar me sulmin e anijeve që shkojnë drejt Izraelit./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d