Serbët e zhvendosur nga Kosova vendosën një bllokadë në qytetin e Rudares, në jug të Serbisë, pranë pikës kufitare në Merdar. Trafiku është bllokuar nga një kamion që ka bllokuar rrugën.
Sipas mediave, organizator i bllokadës është Shoqata e serbëve të shpërngulur nga Kosova.
Komunikacioni është i bllokuar për të gjitha veturat, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të pengohet kalimi i veturave që drejtohen nga shqiptarë të Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje udhëtarëve që, për shkak të bllokimit të rrugës, të përdorin pikëkalimet kufitare tjera për qarkullim.