Policia në fshatin Vraniç të Suharekës ka sekuestruar dy pushkë dhe 209 fishekë. I dyshuari ka thënë se këto armë dhe municion janë të tij dhe që i ka që nga koha e luftës.
Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kanë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.