Scholz: Gjermania mbështet dialogun, Serbia të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

 

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë bisedës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nënvizoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi mbështetjen gjermane për këtë proces.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, Scholz i kujtoi Serbisë edhe detyrimet e saj në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kancelari Scholz dhe presidenti Vuçiq, siç u njoftua, ranë dakord për vazhdimin e bisedimeve dhe kontakteve të hapura.

Scholz shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe nënvizoi interesin e ndërsjellë për bashkëpunim konstruktiv të orientuar drejt arritjes së rezultateve.

Vuçiq paraprakisht ka deklaruar se e ka njoftuar Scholz për “gjendjen e padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur obligimet e pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e ZSO-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d