Sanduloviq pas vdekjes së Navalny në burg: Kështu u planifikua të përfundoja edhe unë

 

 

Opozitari serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar menjëherë pas vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny, raporton Prishtina Sot.

Sanduloviq thotë se skenar i njëjtë ishte përgatitur edhe për të nga Serbia e Aleksandar Vuçiqit, para pak kohësh kur ai u arrestua pasi bëri homazhe tek varri i familjes Jashari në Prekaz.

Ai tha se u rrëmbye nga BIA gjysmë i vdekur dhe se në rast se do ta dërgonin te burgu i Nishit, ai do e kishte fatin e njëjtë si te opozitarit rus, Navalny.

“Kështu duhej të përfundoja në burgun e Nishit! Gjithçka e planifikuar nga Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, BIA, Departamenti i Policisë për terrorizëm, terroristët dhe kriminelët serbë Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviç, Goran Rakiq dhe prokurori e gjykatësi nga Nishi që insistuan që të transferohesha nga spitali i burgut në Beograd në burgun e Nishit. Unë u rrëmbeva nga BIA, gjysmë i vdekur, i rrahur rëndë dhe i paralizuar, të gjitha në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar Sanduloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d